KEK-u vazhdon me Visokën

Skuadra e KEK-ut ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Afrim Visoka.

KEK-u skuader që e garon në Raiffaisen Ligën e parë, ka njoftuar për vazhdimin e bashkpunimit me trajnerin e tyre Afrim Visoka ku synim mbetet inkuadrimi në Superligë.

Kujtojmë që trajneri Visoka ishte pjesë e KEK-ut edhe si lojtar.

Me posht ju sjellim komunikatën e KF KEK-u:

AFRIM VISOKA DO TË UDHËHEQË FC KEK EDHE NË SEZONËN 2025/26

FC KEK ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me trajnerin Afrim Visoka, i cili do të vazhdojë ta drejtojë klubin tonë edhe gjatë sezonës 2025/26.

Afrim Visoka, një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin kosovar, ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe vizion të qartë që përputhet me objektivat tona afatgjata. Vazhdueshmëria në drejtimin teknik është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe stabile.

Jemi të bindur se nën drejtimin e tij, FC KEK do të vazhdojë të rritet dhe të luftojë për të arritur synimet që i kemi vendosur si klub.

Suksese Afrimit dhe gjithë skuadrës për një sezon të suksesshëm! ????⚽

#FCKEK #AfrimVisoka #Sezoni2025 #ForcaKEK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *