Ka ndryshuar sërish orari i finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi dhe Prishtina do të luajnë finalen e Kupës me 22 maj, e jo me 21 maj, ashtu siç ishte planifikuar.
Arsyeja e shtyerjes, sipas tyre ka qenë se me datë 21 maj – kur ishte paraparë fillimisht – do të zhvillohet finalja e UEFA Europa League.
Ja njoftimi i Llapit:
“Finalja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – KF Llapi zhvillohet më 22 maj!
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se data e finales së Kupës së Kosovës është ndryshuar sërish.
Ndeshja ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të luhet më 22 maj 2025 (e enjte) në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj.
Nga shorti i hedhur ditë më parë në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire.
Tifozët tanë “Ultras Legjendat” do të jenë të vendosur në sektorin Veri të stadiumit.
Biletat pritet të dalin nesër pasdite në shitje përmes platformës online të FFK-së. Çmimet dhe detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e publikimit të tyre nga FFK”, shkruhet në njoftim.