Drita do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve, kampioni e nis nga rrethi i parë i kualifikimeve

Drita është kampion i Kosovës për edicionin 2024/25 në Albi Mall Superligë.

Gjilanasit kanë arritur të sigurojnë matematikisht titullin e kampionit katër xhiro para fundit të sezonit, pasi kanë grumbulluar 69 pikë, 12 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

E pasi janë shpallur kampion të Kosovës, Drita do të jetë skuadra e vetme kosovare që do të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit do të nisin aventurën në ‘Champions’ nga rrethi i parë kualifikues.

E nga ky reth kualifikues e nisin 30 ekipe evropiane, derisa Drita do të jetë në vazon e ekipeve favorite.

Kjo është një përparësi e madhe për skuadrën gjilanase pasi mund të peshkojë kundërshtarë më të lehtë dhe do të ketë mundësi më të mëdha për të kaluar tutje.

Për Dritën është hera e tretë që do të jetë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, derisa më parë kanë kaluar raunde në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ndërsa tani synojnë ta bëjnë një gjë të të tillë edhe në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *