Sot u shënua përvjetori i dytë i vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ai ishte padyshim ishte ndër më meritorët në anëtarësimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në UEFA e FIFA.
Të shumta kanë qenë atributet për të sot, si dhe vizitat te varri i tij në Dragodan.
E së fundmi, edhe sulmuesi i Kombëtares, Vedat Muriqi ka reaguar me një postim në Instagram, duke postuar foton e Vokrrit me shkrimin:
“Dy vjet pa legjendën. I përjetshëm kujtimi për Fadil Vokrrin.”