Sot bëhen dy vite që kur u nda nga jeta njeriu që bëri shumë për futbollin e Kosovës, një ndër më meritorët që sot jemi të pranuar në UEFA e FIFA, legjenda Fadil Vokrri.
MKRS ka bërë të ditur se me “rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit, në nderim të figurës së tij, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nesër (9 qershor 2020), ora 9:00, do të vendos kurorë me lule tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, në ora 13:00, në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” do të publikohet “buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.