Koronavirusi pritet të ndryshojë tregun e transferimeve këtë verë por ai nuk e ka ndaluar që Kylian Mbappe të jetë me vlerë afro 260 milion euro.
Pandemia ka bërë që ndeshjet të luhen pas dyerve të mbyllura dhe gjithashtu ka të ngjarë të bëjë që klubet të shpenzojnë më pak gjatë afatit kalimtar.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se më të mirët në botë do të shiten për shifra më të ulëta. Sipas algoritmit të Observatorit të CIES Football , Mbappe ende vlen 259.2 milion €, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë.
Pas francezit, katër lojtarët e tjerë me shumë vlera janë anglez dhe anëtarët e skuadrës së Gareth Southgate përbëjnë pesë nga 10 vendet kryesore.