Befasia e ditës së djeshme ishte barazimi mes Ballkanit dhe Drenicës. Mysafirët nxorën një pikë të artë në Suharekë.
Por, skuadra nga Skenderaj kishte mundësi që ta fitonte ndeshjen, po të mos ishte anulua super goli i Argjend Bardhit.
Gjyqtari kryesor e anuloi golin e tij për shkak se e cilësoi si faul në sulm.
Bardhi për Indeksonline u shprehë se nuk e ka prekur fare kundërshtarin dhe se vendimi ishte i padrejtë
‘Unë mendoj se vendimi i referit nuk ishte i drejtë. Unë nuk e kam prekur fare kundërshtarin dhe e kam goditur topin para tij. Referi tha qe ishe faul, unë u çudita se as që e preka kundërshtarin’, tha fillimisht lojtari i Drenicës.
Insporti ka postuar videon e golit të anuluar të futbollistit të Drenicës, i cili ngjalli shumë diskutime. Kujtojmë se edhe eksperti i referimit, Ismajl Kasumi tha se vendimi për të anuluar golin ishte i drejtë.