Skuadra e Napolit e ka zyartarizuar trajnerin Antonio Conte.
Conte ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027.
“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një trajner i lartë, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar. Pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian hapet sot një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit ” , deklaroi presidenti Aurelio De Laurentiis.
” Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale ”, tha Antonio Conte.