Real Madridi e fiton trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve

Real Madridi e fiton trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi e ka fituar trofeun e 15-të të kësaj gare.

Real Madridi e ka mposhtur Borussia Dortmundin në finalen e kësaj gare me rezultat solid 2:0.

Golat për skuadrën e Carlo Ancelottit i shënuan Dani Carvajal (minuta e 74’) dhe Vinicius Junior (minuta e 83’).

Fitorja e sotme ia siguroi Realit trofeun e 15-të në histori të kësaj gare.

Rezultati final, 2:0 në favor të Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *