Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili po qëndron në Londër me ftesë të UREFA-së ku do të jetë mysafirë në ndeshjen finale që zhvillohet sonte ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Real Madridit, ka vizituar edhe një skuadër shqiptare.
Ademi ishte i pranishëm në stërvitjen e skuadrës “FC Eagle United”, e cila është shumë e organizuar në Angli derisa për trajner ka ish-futbollistin e mirënjohur Berat Hyseni, shkruan Ballkani.info.
Ademi ka thënë se është kënaqësi t’i shohësh bashkëatdhetarët tanë të organizuar në këtë formë.
Postimi i Agim Ademit:
Gjatë qëndrimit në Londër pata kënaqësinë ta vizitoj klubin e futbollit të shqiptarëve “FC Eagle United”, që udhëhiqet nga kryetari Arben Hyseni, Sead Haxhijaha dhe Ajet Shehu. Trajner i këtij klubi është ish-futbollisti i njohur i shumë klubeve kosovare dhe i Kombëtares së Kosovës, Berat Hyseni.
Është kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët tanë duke kontribuuar për futbollin në këtë formë dhe duke e bërë krenarë komunitetin tonë në Londër.
Drejtuesit e klubit i përgëzova për punën e deritashme, duke i uruar që të kenë sa më shumë talente dhe suksese në vazhdim