Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), është mundur nga Kroacia, me rezultat 0-1, të premten në ‘Zahir Pajaziti’, sfidë e cila u transmetua drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Dardanet dhe kroatet u përballen në kuadër të Grupit B4 në Ligën B të kualifikimeve për Euro 2025.
Dueli mes Kosovës dhe Kroatëve, ka dhënë një sfidë interesante, me raste të mira nga të dy skuadrat derisa ishte skuadra mike që cila përmes Raduelic (58’), gjeti golin e fitores dhe të vetmin në këtë ndeshje.
Kjo është humbja e tretë e Kosovës në këto kualifikuese dhe tashmë gjasat e skuadrës sonë për prekur play-off-in zbehen mjaft shumë.
Ndërkaq, Kroacia arrin fitoren e dytë duke bërë hapin e madh në garën që dërgon play-off.