Kombëtarja e Kosovës në futboll me 5 qershor zhvillon miqësoren e parë që do të luhet në Oslo me Kombëtaren e Norvegjisë.
Trajneri Franco Foda nesër pritet të zbarkojë në Kosovë ndërsa të enjten do ta publikojë listën e të ftuarve.
Gjithsesi, risi e muajit qershor siç mëson Ballkani.info do të jetë ndeshja e dytë miqësore.
Ajo do të jetë me një kombëtare nga Azia, ndërsa merret vesh se ky takim do t’i shërbejë futbollistëve të rinj dhe që shihen me potencial për t’iu bashkuar ekipit kombëtar. Mosha e futbollistëve të ftuar do të jetë nga 19-23.
Madje siç merret vesh, kjo ndeshje nuk do të udhëhiqet nga Foda, por ai së bashku me bashkëpunëtorë do të monitorojë atë, për të parë nga afër se në cilët futbollistë mund të llogarisë në të ardhmen.