Sot në orën 21:00, luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës së Kampione, ku 4 skuadrat e para kërkojnë të bëjnë më të mirën, për ta pasur më të lehtë në takimin e kthimin.
Spikat dueli mes PSG-së dhe Barcelonës, teksa mund të quhet edhe një klasike e futbollit evropian, me të dyja skuadrat që janë ndeshur 13 herë mes tyre. PSG ka fituar katër herë, ndërsa Barcelona 5 dhe katër herë janë ndarë në barazim. Pra, siç shihet, ka një balancë mes këtyre ekipeve. Një sfidë ku disa lojtarë luajnë si ish, përfshirë trajnerin Enrike që do të drejtojë ekipin kundër skuadrës së zemrës.
Jo pak interesante është sfida tjetër Atletiko Madrid-Borusia Dortmund, me spanjollët që pasi eliminuan Interin, besojnë se mund të shkojnë të paktën në finale. Mes tyre janë luajtur katër ndeshje në Champions, nga dy fitore për secilën skuadër.