Conor McGregor befasoi të gjithë kur deklaroi në mëngjesin e sotëm (e diele) se po pensionohet për herë të tretë brenda katër vitesh nga UFC.
Irlandezi bëri të ditur se më nuk i pëlqen të jetë pjesë e sportit të arteve marciale, derisa kishte mposhtur për 40 sekonda Donald Cerronen në fill të këtij viti.
Por, nëntë gjëra parashihen të ndodhin nga pensionimi i McGregor në muajt e ardhshëm.
9) Ai do të kalojë më shumë kohë duke i ndihmuar të tjerët
Edhe pse njihet si një person shumë kontrovers, McGregor ka bërë shumë donacione për spitale dhe persona në nevojë ndër vite.
8) Do të bëjë paraqitje në WWE
Ndër vite është raportuar se irlandezin e dëshiron një paraqitje në WWE, e që një gjë e tillë mund t’i lejohet si në rastin e Tyson Furyt.
7) Ai do të prodhojë më shumë uiski
Tashmë është bërë i njohur edhe uiski i tij “Proper No. Twelve”, pasi në shumë vende të botës ka filluar të jetë prezent.
6) Do të tentojë të bëhet yll i filmit
McGregor ka bërë të ditur më parë se dëshiron të xhirojë një film për karrierën e tij, gjersa në vitin 2017 kishte lëshuar një dokumentar që quhet “The Notorious”.
5) Do të ketë sërish probleme me ligjin
Historia e tij me ligjin është interesante, pasi asnjëherë nuk ka qëndruar në burg, edhe pse në disa raste ishte shpallu fajtor, mirëpo e kishte paguar vetëm me gjobë.
4) Do të zhvillojë më shumë produktin e tij
Përveç që prodhon uiskin, McGregor do të tentojë të futet edhe në botë e veshjeve dhe të dizajnit, duke lëshuar firmën e tij.
3) Do të rikthehet sërish në ring
Edhe pse kishte humbur ndaj Floyd Mayweather para disa vitesh, irlandezi ka bërë të ditur se ai do të tentojë që sërish të futet në ring.
2) Do të pushtojë internetin me njoftimin se po rikthehet në MMA
Është hera e tij e tretë që pensionohet nga MMA brenda katër vitesh dhe pritet nga ai që të njoftojë sërish që të rikthehet në sportin e arteve marciale të përziera.
1) Do të luftojë në UFC
Që kur humbi nga Khabib Nurmagomedov, McGregor kishte tentuar të rikthehej në kafazë dhe atë e arriti në fillim të këtij vitit me fitoren prej 40 sekondash ndaj Donald Cerrones, ndërsa kishte shpresuar që në këtë verë të përballej me Justin Gaethje, por ky i fundit luftoi me Tony Fergusonin, duke i marrë kështu titullin e përkohshëm./Telegrafi/