FC Prishtina është rikthyer më e fuqishme se kurrë në Superligën e Kosovës pas një pauze prej më shumë se dy muajsh shkaku i COVID-19.
Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku është përballur në pasditën e sotme me Ferizajn në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, raporton “Zeri.info”.
Në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar, kryeqytetasit fituan me rezultat të thellë, 8:1.
Me këtë fitore, FC Prishtina ngritet në vendin e tretë në tabelë me 44 pikë të tubuara, dy më pak se lideri, Drita.
Ndërkaq, Ferizaj mbetet në zonën e rrezikshme – vendin e dhjetë – me 25 pikë të tubuara pas 23 ndeshjeve./Gazeta-Topi/