Shqipëria do të përballet në miqësoren e parë me Kilin sonte në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmës.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, me tifozët shqiptarë që kanë shprehur interesim të madh për të parë kombëtaren kuq e zi nga afër.
Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.
Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në “Gjermani 2024” si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.