Kombëtarja e Kosovës në hendoll ka mësuar për Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ukraina, Ishujt Faroe dhe Holanda janë kundërshtarët e Kosovës në Grupin 6.
Shorti përcaktoi fillimisht Serbinë në Grupin 6, pjesë e të cilit është edhe Kosova. Por shorti u përsërit dhe Serbia më pas ra në grupin 4. EHF-ja nuk lejon duelet e Kosovës me Serbinë.
Evropiani i ardhshëm për hendbollistë mbahet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, përfaqësueset e të cilave vende kualifikohen direkt. Njëjtë është kualifikuar vetëm edhe kampionia në fuqi, Franca. Përmes kualifikimeve përcaktohen 20 përfaqësueset e tjera. Pra prej 32 përfaqësueseve pjesëmarrëse kualifikohen 20.
Kualifikimet zhvillohen në tetë grupe me nga katër përfaqësuese. Në Evropian shkojnë përfaqësueset e vendeve një e dy në secilin grup, si dhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë.