Albion Rrahmani është thirrur në Kombëtaren e Kosovës, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Andorrën.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e tij Rapidi përmes një postimi në faqen zyrtare.
Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars).
Rrahmani ka dy ndeshje në kombëtare deri më tani.