Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda ka zgjedhur vizitën e parë ta bëjë te tifozët e Kosovës, Dardanët.
Ai është takuar me udhëheqësin e këtij grupi Lulëzim Berisha dhe një pjesë tjetër të dardaneve dhe të Veteranëve të Futbollit të Kosovës, shkruan Ballkani.
Gjermani ka kërkuar mbështetje nga tifozët, derisa Berisha i ka premtuar atij që do ta ketë përkrahjen plotë.
“Jemi Kombëtarja e vetme në Ballkan që nuk kemi marrë asnjë dënim nga UEFA si tifozëri. Ne e duam Kosovën dhe krejt çfarë duam nga ti është fitorja, mbështetja jonë nuk do të mungojë kurrë”, i ka thënë Berisha gjermanit, i cili është ndarë i kënaqur me ta, duke premtuar se do të jap më të mirën që Kosovës t’i sjell rezultate.
Në shoqëri te trajnerit ka qenë edhe numri një i FFK-së, Agim Ademi dhe një pjesë e stafit të kombëtares.