Klopp kalon Fergusonin, shënon rekord historik në Premier League

Me fitoren 2:1 kundër Crystal Palace, Liverpool mori kryesimin e Premierligës dhe trajneri Jurgen Klopp theu rekordin e mbajtur më parë nga Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester United dhe njeriu që udhëhoqi klubin nga Old Trafford deri në 38 trofe në 26 vitet që e menaxhoi.

Harvey Elliott erdhi nga stoli në minutën e 74-të dhe në minutën e parë të shtesës shënoi për kthesën dhe fitoren e Liverpool-it. Ishte fitorja e 17-të e Liverpool-it që kur Klopp mori drejtimin në vitin 2015, e cila u arrit në kohën shtesë, që është edhe një rekord i ri në kampionatin anglez që kur luhet me emrin Premier League.

Liverpool ka 43 fitore të tilla.

“Fergie Time” ishte fjala e përdorur në ndeshjet që United nën drejtimin e menaxherit legjendar fitoi pas minutës së 90-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *