Në orët e para të mëngjesit, gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës, pati skena dhune në tribunë. Policia e Brazilit po sulmonte me shkopa gome tifozët e Argjentinës, duke dhënë një shfaqje shumë të shëmtuar.
Dhuna agravoi dhe filloi të bëhej më e rëndë, dhe Messi vendosi së bashku me skuadrën e tij që të mos fillonin ndeshjen deri sa tifozët e tyre mos të dhunoheshin më.
Në një moment, portieri kampion bote i Argjentinës, Emiliano Martinez, shkon drejt tribunës ku po ndodhte dhuna dhe hidhet për të ndalur një polic. Ai kërcen për t’i kapur shkopin e gomës efektivit të policisë ndërkohë që tërhiqet më pas nga shokët e skuadrës së tij.
Dhuna ishte shumë e ashpër, ku policia la dhe disa tifozë argjentinas të plagosur.
Emiliano Martinez trying to stop the police beating the Argentinian supporters in the stands
— Best Goalkeeper Saves (@BestSavesGK) November 22, 2023