Real Madridi vazhdon të jetë skuadra me mbrojtjen më të fortë në Evropë. Të besuarit e Zizu kanë pranuar deri më tani vetëm 13 gola…
Skuadra e Zinedine Zidane është përmirësuar dukshëm këtë sezon, për dallim me edicionin që lëmë pas, sezon për t’u harruar për Los Blancos, pasi ishte shumë me luhatje të vazhdueshme dhe thyerje të rekordeve negative.
Sido që të jetë, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht, e vërteton edhe triumfi në finale të Superkupës së Spanjës, tjetër trofe i fituar nga Zizu me Los Blancos.
Kur janë zhvilluar 20 xhiro në La Liga, Reali i Zizu ka pranuar vetëm 13 gola, çka e bën atë klubin me mbrojtjen më të fortë në top pesë ligat më të mira evropiane (La Liga, Premierligë, Serie S, Bundesliga dhe Ligue 1).
Pas Realit renditet Liverpooli i jashtëzakonshëm i Jurgen Klopp, me vetëm 14 gola të pranuar pas 22 ndeshjeve, raporton GE
Skuadrat me mbrojtjen më të fortë:
Real Madrid – 13 gola të pranuar, 38 të shënuar, 20 xhiro në La Liga
Liverpool – 14 gola të pranuar, 52 të shënuar, 22 xhiro në Premierligë
PSG – 14 të pranuar, 50 të shënuar, 20 xhiro në Ligue 1
Inter – 17 gola të pranuar, 41 të shënuar, 20 xhiro në Serie A
Lazio – 18 gola të pranuar, 46 të shënuar, 20 xhiro në Serie A
Juventus – 19 gola të pranuar, 39 të shënuar, 20 xhiro në Serie A
Kurse sa i përket skuadra me sulmin më të mirë, prin tjetër skuadër nga ato që kanë mbrojtjen më të mirë.
Manchester City i Pep Guardiolës ka sulmin më të mirë në Evropë, me 64 gola të shënuar, por që nuk i ka kryer punë pasi ka mbetur 16 pikë prapa Liverpoolit në renditjen e Premierligës, për shkak të 27 glave të pranuar.
Pas Man City renditet Liverpooli, me 52 gola të shënuar, vijnë më pas RB Leipzig me 51 gola, Barcelona me 50 gola, ndërsa ka pranuar 23 deri më tani pas 20 xhirove, Bayern Munich ka shënuar 50 gola dhe ka pranuar 22 pas 18 xhirove dhe PSG që ka shënuar gjithashtu 50 gola, dhe ka pranuar 14.