Kosova ka barazuar në udhëtim me Zvicrën në rezultat 1-1.
Dardanët morën një barazim dinjitoz, por që zyrtarisht shuhen gjasat për kualifikim në “Euro 2024“.
Pas ndeshjes për media foli, Xherdan Shaqiri.
“Sigurisht sot Kosova ka pasur më shumë fansa se ne. Djemtë kanë bërë maksimumin, ne kishim më shumë topin, morën një barazim. Kosova ka një të ardhme shumë të mirë me lojtarë si Bekaj që kanë kualitet. Duhet që Kosova të ketë ambientin e mirë, ashtu sikur te Shqipëria dhe mund të arrihet shumë”, tha Shaqiri.