U21/Kosova barazon si vendase me Bullgarinë

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, “Dardanët” e rinj kanë barazuar 2:2 me Bullgarinë.

Golat për Kosovën U21 i shënoi Ardit Tahiri (minuta e 34’ dhe 59’), kurse golashënues te bullgarët ishin Martin Sorakov (minuta e 8’) dhe Martin Petkov (minuta e 45’).

Me pikët e reja, Kosova U21 ngjitet në kuotën e pesë pikëve në vendin e katërt, një më pak se Bullgaria U21 që renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *