Moderatorja sportive, Einxhel Shkira ka zbuluar se ka filluar punë kur ishte ende e mitur. Ajo tregoi se puna e parë që ka bërë ishte në moshën 16-vjeçare dhe shpërndante fletushka në rrugë me një rrogë minimale.
Ajo u shpreh se dëshironte të kishteparatë e saj edhe pse familja kishte mundësi për t’ia mbuluar shpenzimet. Ndërsa shtoi se është e gatshme të punojë edhe në banak dhe mund të mbjellë edhe rrush.
“Për herë të parë kam filluar punë në moshën 16-vjeçare. Edhe pse nuk lejohet të punosh në atë moshë. Ka qenë një punë jo e mirëfilltë me promocion punoja, shpërndaja fletushka me një pagë minimale, në mos gaboj 30 mijë lekë.
Doja të kisha lekët e mia, të blija këpucët e mia të preferuara, një bulzë edhe pse nga familja faktikisht nuk më kanë munguar kurrë mundësitë. Po thjesht doja të kisha lekët e mia. Kjo gjë vazhdoi në vijimësi. Puna ime e mirëfilltë me sigurime ka qenë në moshën 24 vjeçe. Mua mund të më kesh gati të vij të punoj edhe në banak, të mbjell rrush,”– u shpreh Einxhel, e ftuar në “Shqipëria Live”.