Armando Sadiku ka zgjatur marrëveshjen e huazimit me skuadrën e Malagas.
Futbollisti shqiptar është i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë ku po luan dhe po bën shumë mirë.
Elbasanasi e kishte kontratën paraprake deri më 30 qershorin e 2020, por ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me Malagan për të zgjatur bashkëpunimin.
Ai do të mbetet me klubin e ligës së dytë deri sa të mbyllet kampionati.
Sadiku është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malagas.
Ekipi që po luan tani nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e shqiptarit.
Vera do ta gjejë sërish me valixhe në duar lojtarin e kombëtares shqiptare.