Herolind Shala është rikthyer në fushën e blertë për herë të parë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, transmeton Insporti.
Ekipi i mesfushorit të Kosovës, Vålerenga IF, shënoi fitore si mysafir ndaj Mjøndalen, në takimin miqësor të zhvilluar sot nga ora 18:00.
Pjesa e parë e takimit ishte mjaft e zbehtë, ku nuk pati gola dhe shumë pak raste shënimi.
Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi islandez Matthías Vilhjálmsson kaloi Vålerenga në epërsi teksa po luhej minuta e 53-të e takimit.
Bard Finne shënoi golin e dytë dhe të fundit të takimit në minutën e 83-të.
Ndeshje ishte miqësore për nga karakteri por shumë e rendësishme për 28 vjeçarin kosovar për të rikthyer formën fizike.