Është kompletuar edhe xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll ku nuk munguan rezultatet befasiuese.
Befasia më e madhe mbase ishte barazimi i Ballkanit me rezultat 1-1 përballë Dukagjini në Klinë, por edhe fitorja e Gjilanit kundër Malishevës me rezultat 1-0 pas nisjes së mirë të Malishevës në këtë edicion të ri garues.
Pas kësaj xhiroje, kryesimin e tabelës e mori Llapi që të shtunën e mposhti Feronikelin 74 me rezultat 3-0. Llapi ka 10 pikë në vendin e parë, aq sa ka edhe Ballkani në të dytin, por skuadra e Ilir Dajës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kjo është renditja e plotë: