Premierliga ka miratuar propozimin që klubet të përdorin deri në pesë zëvendësime gjatë një ndeshje futbolli, kur të rifillojë sezoni.
Klubet në Angli janë duke u përgatitur për rikthimin e shumëpritur të Premierligës më 17 qershor, që rifillon me ndeshjet Aston Villa – Sheffield United dhe Manchester City – Arsenal.
Pas një takimi të mbajtur ditën e enjte, klubet e Premierligës kanë aprovuar rregullën për pesë zëvendësime, derisa është rritur edhe numri i futbollistëve në bankën rezervë – nga 7 në 9.
Premierliga si pjesa e ligave tjera të Evropës, ishte pezulluar në mes të muajit mars, shkaku i krizës së COVID-19.
Me 29 xhiro të zhvilluara, Liverpool kryeson me 82 pikë, dhe është vetëm dy fitore larg titullit të parë në Premierligë pas 30 vitesh.