Tuchel flet për të ardhmen e Pavard: Nëse nuk vije një tjetër, transferimi i tij dështon

Benjamin Pavard mund të konsiderohet një futbollist i ri i Interit, por duhet edhe pak për të parë zyrtarizimin.

Në fakt mbrojtësi francez ka prej kohësh marrëveshje personale me klubin zikaltër, por së fundmi edhe drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur një të tillë.

Inter do të paguaj 32 milionë euro te Bayerni për francezin, megjithatë transferimin e ka bllokuar Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman ka folur sërish për Pavardin, duke thënë se do të zyrtarizohet sapo të vije një zëvendësues i tij.

“Ka disa probleme dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është thirrur. Ne e dimë që Pavard dëshiron të shkojë te Inter dhe ne e kuptojmë këtë, por për të përfunduar një transferim nuk duhet të merret parasysh vetëm një faktor”.

“Ne duhet të gjejmë një zëvendësues përndryshe transferimi i tij nuk do të ndodhë nëse nuk vije ndonjë lojtar tjetër”, deklaroi Tuchel.

27-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga vera e vitit 2019 teksa ka zhvilluar 163 ndeshje zyrtare duke shënuar 12 gola e duke asistuar në po aq të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *