Napoli ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani.
Klubi italian nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar për transferimin e kapitenit të Kosovës.
“SSC Napoli njofton se ka nënshkruar me Amir Rrahmani nga Hellas Verona. Klubi është pajtuar që ta huazojë mbrojtësin kosovar te Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në komunikatën e klubit.
Rrahmani i kreu gjatë javës së shkuar testet mjekësore, ndërsa tek sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes, mes Napolit dhe Hellas Veronës.
Napoli nuk e ka bërë të ditur shifrën e transferimit, por mediet italiane kanë raportuar se Napoli ka paguar rreth 14 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit.
Reprezentuesi i Kosovës deri më tani i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me Veronën nën drejtimin e trajnerit kroat Ivan Juric.
Ai ishte blerë nga Dinamo Zagreb për vetëm dy milionë euro. /insporti.com/
? Napoli complete permanent signing of Amir #Rrahmani
? https://t.co/D8a4OnHn7M
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/IbkCxhUJ4c— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 20, 2020