Ka nisur edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll me dy ndeshjet që janë luajtur të shtunën.
Dy ndeshje të tjera do të zhvillohen sot (e diele), ku ballafaqohen Liria – Ballkani dhe Drita – Llapi.
Liria e Prizrenit, që u rikthye në Superligë pas katër vjetësh, do të tentojë të befasojë kampionin e Kosovës në stadiumin “Përparim Thaçi” me fillim prej orës 17:00.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Ilir Mehmeti me asistentët e tij Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani, ndërsa gjyqtar i katërt është Eridon Podvorica. Në VAR do të jetë Mervan Bejtullahu.
Po prej orës 17:00 në stadiumin me bar sintetik në Gjilan do të luhet edhe ballafaqimi mes Dritës dhe Llapit.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Erdall Zasella me asistentët e tij Arbnor Bullatovci dhe Fatlum Jashari, ndërsa gjyqtar i katërt është Egzon Daka. Në VAR do të jetë Genc Nuza.
Ballafaqimi ndërmjet Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e klubit gjilanas pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative.
Kujtojmë se të shtunën Prishtina ka shënuar fitore në duel me Feronikelin ‘74, me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali. Ndërkohë, Malisheva ka shënuar fitore si mysafire në Klinë në ballafaqim me Dukagjinin, me rezultat 1:0.