Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Ballkanit dhe Larnes, e vlefshme kjo për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani po avancon me rezultat solid 2:0 ndaj Larnes.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Albion Rrahmani, i cili shënoi në minutën e 26′ nga penalltia për 1:0.
Ndërkaq, epërsinë për kampionin e Kosovës e thelloi Almir Kryeziu, i cili shënoi në minutën e 33′ për 2:0.
Futbollistët e Ilir Dajës treguan paraqitje tejet të mirë përgjatë gjithë pjesës së parë, paraqitje kjo e cila i dërgon në pushim në epërsi prej dy golave.
Rezultati i pjesës së parë, 2:0 në favor të Ballkanit