Ka marr fund ëndrra e Ballkanit për një kualifikim të mundshëm në Champions League.
Kampioni i Kosovës është eliminuar në rrethin e parë kualifikues nga skuadra bullgare, Ludogorets, me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Pas fitores 2-0 javën e kaluar në Prishtinë, Ballkani sonte ka pësuar humbje nga Ludogorets me rezultat të thellë 4-0.
Është viti i dytë që Ballkani eliminohet në rrethin e parë kualifikues të Champions League, pasi vitin e kaluar u mposht nga Zalgiris.
Kampioni i Kosovës garat evropiane tashmë do ti vazhdojë në rrethin e dytë kualifikues për Conference League.