Para ndeshjes historike ndërmjet Maqdonisë së Veriut dhe Kosovës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për EURO 2020, këto dy vende do të hyjnë edhe në një betejë.
“Sportmedia” merr vesh se Maqedonia dëshiron t’ia rrëmbejë Kosovës një talent të madh, mbrojtësin, Valon Hamdiu, i cili luan për Vintertur.
Hamdiu ka rrënjë nga Maqedonia, prindërit e tij janë nga Kumanova.
Ai është rritur dhe ndërtuar si futbollist në Zvicër. Është i lindur me 10 qershor të vitit 1998, luan në pozicionet mbrojtës i djathtë dhe stoper.
A do të bëhet pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë mbetet të shihet në ditë në vijim, megjithatë duke pasur parasysh se Hamdiu ka pasaportë maqedonase lehtë mund të ndodh që ai t’i bashkohet kuqeverdhëve, sipas gazetarit Reshat Ibrahimi.
Ndeshja gjysmëfinale e play-off për Euro 2020, Maqedonia-Kosova duhej të luhej me 26 mars, por për shkak të pandemisë Covid-19 ishte shtyrë, ndërsa tani nuk ka ndonjë datë konkrete për zhvillimin e kësaj ndeshje.