Rey Manaj ka arritur marrëveshje me klubin e Barcelonës. Barcelona është e interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar, por ai do të jetë pjesë e skuadrës B, shkruan Insporti.com.
Sipas medieve spanjolle, Manaj pritet që sot të prezantohet si futbollist i Barcelonës B, që bën gara në rangun e dytë të futbollit spanjoll.
Manaj ka kaluar testet mjekësore dhe gjithçka është përgatitur që ai të pozojë me fanellën e kataluanasve.
Reprezentuesi shqiptar, 22-vjeçar, do ta zëvendësojë sulmuesi Abel Ruiz, i cili orët e ardhshme do të prezantohet te klubi portugez Sporting Lisboa.
Manaj kishte një kontratë me Albaceten deri në vitin 2024.
Ndryshe, sulmuesi shqiptar është prodhim i akademisë së Interit, madje ka zhvilluar disa ndeshje në Serie A.
Në dhjetë ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon, ai ka shënuar tre gola.