Driton Kuka ka folur rreth sukseseve të sportit të xhudos.
Trajneri i xhudos tha se me sa e di, xhudoja është i vetmi sport që i ka arritur katër norma olimpike. “Po e ndaj këtë lajm për miqtë që u gëzohen sukseseve tona! E juve të tjerëve, xhudoja do t’jua prish disponimin, tash e shumë vite e dekada në të ardhmen!”, shkroi Kuka në Facebook.
Katër xhudistet që i kanë arritur normat olimpike janë: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.
Krasniqi bën gara deri në 52 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 2 mijë e 495 pikë.
Fazliu garon deri në 63 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 400 pikë.
Gjakova garon deri në 57 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 274 pikë.
Kuka garon deri në 78 kilogramë dhe ka arritur t’i marrë 1 mijë e 15 pikë.