Saga e licendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës është drejt fundit.
Këtë e ka konfrmuar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku i cili në emisionin Presing në T7 ka deklaruar se Federata i ka rregulluar gjitha dokumentet dhe se çështja ka mbetur tek klubet që janë pak më dobët.
“Komisioni sot më ka njoftuar dhe kam përshtypjen se Federata e Futbollit e Kosovës është në rregull me dokumente. Klubet janë më dobët por besoj benda disa ditësh Komisioni për licencim do të ketë një përgjigje lidhur me licencimin e FFK-së”, ka thënë Çeku.