Kanë përfunduar dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.
Ballkani dhe Prishtina luajtën baras në takim tejet dramatik, ku Ballkani barazoi krejt në fund me penallti.
Pllana hapi llogarinë e golave në minutën e 51’të të takimit, kurse Endrit Krasniqi e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 60’të. Nazmi Gripshi shënoi në minutën e 80’të për të kthyer shpresat e Ballkanit. Albion Rrahmani ia siguroi një pikë Ballkanit duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 98’të të takimit.
Në anën tjetër takimi mes Trepçës ’89 dhe Malishevës përfundoi pa gola.