Kombëtarja e Brazilit do ta zhvillojë të premten ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G, Brazili do të përballet me Kombëtaren e Kamerunit.
Ndeshja zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 20:00, ku Brazili do ta synojë fitoren edhe pse ka siguruar kualifikimin tutje.
Ndërkaq, siç raportohet nga “Daily Mail Sport”, ylli i Brazilit, Neymar nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Kamerunit.
Neymar do t’i mungojë Brazilit në ndeshjen finale të fazës së grupeve për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës që e pësoi në ndeshjen kundër Serbisë.