Brazili po luan përballë Zvicrës duelin e dytë në grupin G. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, teksa Neymari është mungesa e madhe e pesë herë kampionëve të botës.
Sulmuesi i PSG-së dëmtoi kaviljen në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Serbisë. 30-vjeçari pritet të mungojë edhe në sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Kamerunit, për të qenë gati për takimet me eliminim direkt.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një person i maskuar si Neymar ndodhet në shkallët e stadiumit “Stadium 974” mes tifozëve brazilianë.
Këta të fundit ndihen të lumtur për faktin që kanë pranë idhullin e tyre, teksa nuk mungojnë fotografitë me yllin e Brazilit, por asgjë nuk është e vërtetë, pasi ai është Neymari i vërtetë./ss