Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për vitin 2022.
“Dardanët” do të takohen me Ishujt Faroe në miqësore, tri ditë pas miqësore me Armeninë, që u mbyll baras 2:2.
Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.
Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre. Kosova është favorite e madhe ku fitorja e saj kap kuotën 1.65, barazimi 3.80 ndërsa fitorja e Ishujve Faroe ka kuotën 4.00.