Kombëtarja e Kosovës ka barazuar në shtëpi ndaj Armenisë.
Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” ndaj Armenisë me rezultatin e barabartë 2:2.
Pas ndeshjes, portieri Visar Bekaj ka theksuar se është i lumtur që ka luajtur sot, teksa tha se janë një grup i mirë i lojtarëve.
“Është nder për mua që të isha kapiten sot. Unë përgatitem gjithmonë – luajë apo jo është çështje tjetër”, tha fillimisht Bekaj për SuperSport.
“Haliti ishte shumë i mirë, i qetë. Në pjesën e dytë u komponuam më mirë dhe luajtëm mirë. Kemi lojtarë të mirë”, përfundoi ai.