Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.
“Atdheu jonë nuk përçahet, çdo pëllëmbë e tokës sonë mbrohet dhe nuk falet” – ishte mesazhi i shpalosur nga grupi i tifozëve që mbështet ekipin kombëtar të Kosovës.
Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.
Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë.