Erling Haaland tashmë është ndër futbollistët kryesor të Borussia Dortmund, e i cili siç duket shoqërinë me një futbollist kosovar vazhdon ta ruaj.
Haaland në rrjetin social Instagram e ndjek futbollistin kosovar Valon Berisha.
Arsye për këtë po besohet që është shoqëria që kanë krijuar futbollistët pasi që të dy ishin pjesë e skuadrës RB Salzburg.
Berisha aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane Dusseldorf, në formë huazimi nga Lazio.
Në Bundesligë Valon Berisha deri më tani ka bërë vetëm 8 paraqitje.