Vdes futbollisti 25 vjeçar nga coronavirusi

Edhe një lajm tragjik vjen nga bota e futbollit.

Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta pasi luftoi prej disa javësh me koronavirusin.

 

 

25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi i rrezikshëm dhe fatkeqësisht nuk ia doli të rehabilitohej.

Lajmi u dha nga Federata e Futbollit Bolivian, e cila shprehu pikëllimin për ngjarjen e rëndë.

Por, në familjen Guzman nuk është kjo tragjedia e parë e shkaktuar prej koronavirusit.

Futbollisti kishte humbur më parë të atin, Belizarion, i cili kishte qenë president klubi dhe xhaxhain, Luis Karmelon, i cili kishte stërvitur skuadrën e Deportivo Perejikes.Deibert Frans Guzman luante për ekipin e Universitetit të Trinidatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *