Messi thyen një tjetër rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Superylli i Paris Saint-Germain prodhoi një paraqitje fantastike kundër Maccabi Haifas mbrëmë, duke shënuar dy gola tejet të bukur.

Messi e zhbllokoi rezultatin në fitoren e PSG-së kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve, por ishte goli i dytë i tij, një gjuajtje delikate, i cili bëri bujë të madhe.

Ai gol nënkuptoi që argjentinasi tani ka shënuar më shumë gola jashtë 16-metërshit (gjithsej 23 sosh) se çdo kush tjetër në këtë garë që nga debutimi i tij në vitin 2004/05, një gol më shumë se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, sipas “Optas”.

Messi theu edhe një tjetër rekord të Ronaldos në takimin e parë në Ligën e Kampionëve të PSG-së kundër Maccabit, ku u bë lojtari i vetëm i cili ka shënuar kundër 39 skuadrave të ndryshme në këtë garë.

Po ashtu, “Opta” zbuloi se Messi – 35 vjeç e 123 ditë është lojtari më i vjetër që ka shënuar dhe asistuar nga dy herë brenda një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *