Ka përfunduar derbi i madh i Superligës së Kosovës, i vlefshëm për xhiron ë nëntë të këtij edicioni ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Të dy skuadrat janë ndarë të kënaqura me vetëm nga një pikë pasi ndeshja ka përfunduar me barazim pa gola (0-0) në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku nuk mungoi përkrahja e tifozëve nga të dy taborët, si nga “Intelektualët” ashtu edhe nga “Plisat”.
Ky barazim më shumë do ta gëzojë Ballkanin e Ilir Dajës që tani ka vetëm tre pikë më pak se Drita me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Prishtina pas këtij barazimi shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt.