Tifozët e Shqipërisë nuk e kapërdinjë barazimin ndaj Islandës në minutat e fundit.
Me këtë rezultat Shqipëria e mbyll fushatën e Ligës së Kombeve në vendin e fundit.
Pas këtij barazimi zhgënjyes lojtarët e Kombëtares shkuan drejt tifozëve kuqezi, por këta të fundit nuk i kanë mirëpritur duke i fërshëllye.
Futbollisti Sokol Cikalleshi u deklarua shumë i zhgënjyer pas ndeshjes, ku kërkoi falje dhe tha se është gati të largohet.
“Nuk e di kush duhet të ndryshojë, nëse jam unë problemi largohen vetëm që Shqipëria të jetë ashtu siç duan shqiptarët. Na falni tifozë”, tha ai.