Liga e Kombeve nuk ishte përcaktuese vetëm për fatin e Edy Reja-s në krye të Kombëtares, por mbi të gjitha ishte përcaktuese për rrugëtimin e kuqezinjve në “Euro2024”. Shqipëria shpërdoroi një shans të artë, pasi në një grup me përfaqësuese si Izraeli dhe Islanda, vendi i parë ishte realisht i mundur, çka do të thoshte një vend të sigurt në play-off e Ligës së Kombeve dhe vazo e dytë në kualifikueset e “Euro2024”, vend që tashmë e merr Izraeli.
Nëse shorti na buzëqeshi në këtë edicion të Ligës së Kombeve, mbi të gjitha pas përjashtimit të Rusisë, e njëjta gjë nuk pritet të ndodh këtë herë në Frankfurt ku më 9 tetor do të hidhet shorti për kualifikueset e Evropianit.
Shqipëria pozicionet në vazon e tretë, çka do të thotë se do të ketë të paktën dy rivalë më të fortë, në vazon 1 janë emra “big” si Gjermania, Kroacia, Holanda, Hungaria, Italia, Portugalia, Spanja, Danimarka dhe Polonia. Në vazon e dytë gjithashtu kanë kaluar emra si Anglia, Franca, etj. Nuk ka emra të lehtë as në vazon e katërt ku bëjnë pjesë përfaqësuese si Turqia, Greqia e tij.
Gjithsesi, në çdo vazo ka emra dhe rivalë që mund të ishin komod, edhe këtë herë shpresojmë te kemi pak fat si në shortin e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.